Më në fund, futbolli italian u rikthye në majën e Evropës, me tre ekipe në tri finalet e UEFA-s, por fundi ishte i hidhur. Brenda 10 ditësh, të tre ekipet italiane, Fiorentina, Roma dhe në fund Inter, nuk arritën të fitonin asnjë trofe, duke bërë që zhgënjimi i tifozëve “azzurr” të ishte i madh. Në fakt, tre ekipet italiane zhvilluan tri finale të mira, por detajet bën që në fund të mos festonin.
Fiorentina u mposht nga West Ham në finalen e Conferencë League me një gol në minutën e 90-të, Roma humbi Europa League nga ruleta e penalltive ndërsa Inter humbi Champions që e luajtën si të barabartë përballë Man.City, vetëm fakti nuk ishte me ekipin zikaltër. Pavarësisht përfundimit të hidhur, ky ishte një sezon pozitiv për ekipin italiane.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)