Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Tom Doshi është arratisur nga vendi pasi ka dalë informacioni se do të arrestohej.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, të cilin e fshiu pak orë më vonë, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK.
“Toma ia mbathi. Gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot do të paraqitej burrërisht në SPAK për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që tia mbathi”, shkruan Berisha.
Por pas statusit të kreut të PD-së, ka reaguar ish-deputeti Tom Doshi, i cili ka publikuar një foto duke pirë kafe me disa miq të tij dhe sicc thotë ai ndodhet në Tiranë.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi.
Pas reagimit të kreut të PSD-së, në faqen e Berishës rezulton që postimi për Tom Doshin të jetë fshirë.
Top Channel