Një person i armatosur ka hapur zjarr në një supermarket Walmart, duke vrarë 10 persona në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias.
Sipas Policisë ai besohet të jetë menaxheri i dyqanit, i cili më pas vrau veten.
Ende nuk dihen motivet e sulmit me armë, ndërkohë që senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se ishte “absolutisht zemërthyer” nga ajo, që ajo e përshkroi si “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.
“Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”, shkroi ajo në Twitter.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026
- Pasi bombarduan Kryeministrinë me molotov, protestuesit i drejtohen sallës së Kuvendit - 20/02/2026
- Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë - 20/02/2026