Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët këtë të enjte përmendi edhe ndërtimet pa leje në territorin e vendit.
Kantieret do të jenë të pajisura me kamera online 24 orë dhe GPS, theksoi kryeministrit, ndërsa shtoi se do të ngrihet Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve.
Rama: Duhet një qasje me legalizimet. Jemi në kushte ku nuk mund të mbetemi vetëm tek sytë e njerëzve në territor kur tanimë po i bëjmë gjërat bashkë për të pasur një kontroll teknologjik për territorin, të na garantojë punën si qendra e monitorimit të trafikut, tërësisht, e njëjta gjë duhet të ndodhë me territorin, inspektimi për ndërtimet duhet të mbështet nga satelitë që i kemi, dronët, dhe një strukturë të dedikuar, të ndërtojmë qendrën e moinitorimit të ndërtimeve.
Agjencia e zhvillimit të territorit ka përgatitur një rregullore për kompanitë, do të detyrohen që për të gjitha ndërtime që kanë qëllime përfitime, pallate, ndërtime që nuk mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve kantiereve të jenë me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Të gjitha kantieret të pajisen me GPS që të monitorohet trafiku i tyre, materialet që hedhin apo materialet që futen në kanter.