29.5 C
Tirana
18 / 08 / 2025

Takimi i kryeministrit me emigrantët në Athinë, Frrok Çupi: Kulmi i një vepre politike të një lideri si Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të diel nis turin e takimeve me Diasporën. Rama është ndalur fillimisht në Athinë ku edhe do të takohet me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Analisti Frrok Çupi e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë takim të kryeministrit me shqiptarët në Athinë, në stadiumin ‘Galatsi’.

“Ky është kulmi i një vepre që ka nisur si një vepër gjallërimi i kombit, por është një vepër e një lideri politik siç është Edi Rama.

Pra kulmi i një vepre politike e një lideri si Edi Rama. Mund të themi kulturalisht se “Shqipëria më në fund e pushtoi Ballkanin”, tha Çupi.

Gjithashtu Çupi u ndal edhe tek situata politike në Shqipëri, dhe përçarja e opozitës.

“Ata nuk e njohin më këtë Shqipëri që është sot. Shqipëria është renditur mes vendeve të tjera të Europës. Disa gjëra duna ende kohë të arrihen, por më parë Shqipëria ka qenë e mbushur me baltë dhe pisllëk”, shtoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x