Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri ligjor për emigrantët e paligjshëm, që emigrantët të vendosen në kampe jashtë Unionit, një skemë e ngjashme me planin Rama-Meloni në Gjadër.
Mediat europiane i referohen një takimi jozyrtar të Komisionit Europian në Varshavë me date 30 janar. Sipas dokumenteve të paraqitura në këtë takim thuhet se BE synon të përfshijë krijimin e ‘qendrave të kthimit’ jashtë kufijve të saj, ku emigrantët do presin në këto kampe në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil dhe në rast refuzimi do duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Një pikë kjo që parashikohet edhe në marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, të cilët vendosen në Gjadër në pritje të kërkesave për azil. Por kjo tentative e Melonit ka dështuar deri më tani, duke i kthyer emigrantet pas, pasi gjykata në Romë e konsideron shkelje të të drejtave të njeriut.