Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator, raporton A2 CNN.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.
73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).
Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.
- Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor - 19/01/2026
- SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund! - 19/01/2026
- Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve, aktivizuam pajisjet jetësore - 19/01/2026