16.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ditën e sotme maturantët në mbarë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore.

Ashtu siç është caktuar më herët në kalendarin e provimeve, testi i parë do të jetë ai i anglishtes.

Provimi i dytë do jetë gjuha shqipe dhe letërsia, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor, teksa më datë 13 qershor të mbahet provimi i matematikës.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

Risi në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.

Po ashtu, për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature.

Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në korridoret e shkollave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x