10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Situata pas reshjeve/ ARRSH paralajmëron për rrugët e bllokuara, apel shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie të intesitetit të shirave.

Aktualisht në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative.

Kontraktorët dhe punonjësit janë në terren sipas ARRSH për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve.

ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës. Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x