10.5 C
Tirana
29 / 01 / 2025

Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ja çfarë deklaroi në gjyq Naim Murseli

Seanca e parë e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt është shtyrë për datën 31 janar.

Arsyeja ishte se avokatët e dy të akuzuarve, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt kanë thënë se nuk i kanë pranuar shkresat e lëndës për shkak të problemeve me e-mail, raporton A2.

Para trupit gjykues janë paraqitur të katër të akuzuarit Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridonës, Kushtrim Kokalla, kushëriri i parë i Naimit, Granit Plava i cili ka shkrepur armën, si dhe Tomë Dodaj, ai i cili i ka shitur armën me te cilën është kryer vrasja Naimit.

Të akuzuarit janë pyetur për informacione të përgjithshme dhe për të dhënat e tyre personale. Në momentin kur është pyetur për statusin martesor dhe nëse është i divorcuar, Murseli është përgjigjur duke thënë “kam gruan e vrarë”.

Naimi, Kushtrimi dhe Graniti akuzohen për “vrasje të rëndë” ndërsa Tom Dodaj për “shitblerje armësh”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x