12.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika ka kapur drejtësinë

59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 25.5% e tyre janë shprehur neutral dhe vetëm 10.4% e të pyeturve janë shprehur se drejtësia është e pavarur nga politika.

44.1% e shqiptarëve besojnë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga qeveria, 26% janë neutral dhe 21.6% e të pyetuve mendojnë se drejtësia është e pavarur nga qeveria.

Sipas qytetarëve, 43.7% nuk besojnë që SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë, 28.4% janë neutral dhe 21.2% e tyre besojnë se SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë.

Pavarsishtë gjyqtarëve që nuk ja dolën të kalonin filtrin e Reformës së re në Drejtësi, 59.8% e shqiptarëve nuk mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk është pastruar nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

22.6% e shqiptarëve janë neutral, ndësa 15.2% mendojnë se sistemi i drejtësisë është pastruar nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Sitemi i drejtësisë nuk ia ka dalë të japë rezultat në dënimin e politikanëve të korruptuar për 57.2% të shqiptarëve, 23.6% e tyre janë neutral dhe vetëm 17.2% e tyre mendojnë se ia ka arritur.

Po ashtu, as per rezultatet ne luftën mbi krimin e organizuar, shqiptarët nuk janë optimistë, pasi 53.9% e tyre mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk ka pasur rezultat.

22.3% janë neutral dhe vetëm 22.1% mendojnë se sistemi i drejtësisë po jep rezultat në luftën kundër krimit të organizuar.

49.7% e shqipëtarëve mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk ia ka dalë të ofrojë më shumë drejtësi për qytetarët. 27.2% janë neutral ndërsa vetëm 20.6% e tyre besojnë se ka drejtësi për qytetarët.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x