Bilanci i tërmetit që goditi indonezinë është rënduar orët e fundit, raporton BBC.
Autoritetet kanë thënë se 285 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1000 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Bilanci mund të rritet, pasi 151 persona janë ende të zhdukur, teksa vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Ndërkohë më shumë se 22 mijë shtëpi raportohen të dëmtuara.
Tërmeti që goditi ishullin më të populluar të indonezisë java shkaktoi shembje të banesave, por edhe dherave dhe gurëve në pjesët malore.
Indonezia goditet shpesh nga fatkeqësi të tilla, pasi bën pjesë në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026
- Pasi bombarduan Kryeministrinë me molotov, protestuesit i drejtohen sallës së Kuvendit - 20/02/2026
- Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë - 20/02/2026