Julian Deda ironizoi sot kandidatin tjetër të primareve ne PD për Tiranën, Belind Kelliçin lidhur me deklaratën raciste dhe ndasore që ai bëri pak ditë me parë ndaj qytetarëve të ardhur nga rrethet në kryeqytet.
Gjatë prezantimit të platformave të tyre, Deda tha se Tirana nuk është vetëm e mikpritësve, por dhe e gjithë shqiptarëve që kanë ardhur nga rrethet dhe jetojnë këtu. Gjate kohes se Julian Deda fliste, Belind Kelliçi qëndroi koke ulur.
Sigurisht, Tirana është e mikpritësve, e tironsve. Tirana është e të gjithë shqiptarëve. Por Tirana është e korçarit, e shkodranit, e beratasit. Është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Prandaj kemi për detyrë të gjithë bashkë të japim një kontribut për Tiranën”, tha Julian Deda.
Këlliçi tha në nje emision televiziv se “nuk jam i ardhur në Tiranë” dhe kjo deklaratë që është pritur keq nga qytetaret.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026