Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës pranë Gjykatës Kushtetuese.
Pas Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, edhe ambasada amerikane shprehu shqetësim lidhur me këtë vendim.
Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.
- “Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney - 10/03/2025
- “Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos! Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar - 10/03/2025
- Fatmir Mediu përkujton kolegun që humbi betejen me kancerin, Andis Harasani: Biseda e fundit me të në 12 shkurt… - 10/03/2025