Një tjetër shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë në lagjen e Boshnjakëve. Lajmin e dha një qytetar i cili publikoi edhe foto nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë së Kosovës, burime të mediave vendase thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike”, tha efektivi për Nacionalen.