28.5 C
Tirana
25 / 06 / 2025

Samiti i NATO-s/ Trump: Sot marrim vendime të rëndësishme, Irani nuk do të ketë armë bërthamore! Rutte: Do rrisim buxhetin e mbrojtjes në 5%

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, zhvilluan sot deklaratë për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi ishte tek rritja e shpenzimeve të nga vendet anëtare të aleancës.

Presidenti  Trump u shpreh se është “shumë krenar” për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim.

Trump e cilësoi armëpushimin si “shumë të mirë”.

I pyetur për raportet e inteligjencës amerikane që sugjerojnë se sulmet nuk shkatërruan plotësisht objektet bërthamore të Iranit, Trump nuk ra dakord dhe tha se ato ishin “shkatërrim pothuajse total”.

“Besoj se ishte shkatërrim i plotë. Mendoj se ata nuk patën asnjë mundësi të nxirrnin asgjë, sepse ne vepruam shpejt. Është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme të largosh një material të tillë,” shtoi ai.

“Ishte shkatërrim,” nënvizoi Trump.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për kërcënimet e Iranit për të vijuar pasurimin e uraniumit dhe tha: “Gjëja e fundit që duan të bëjnë tani është të pasurojnë diçka. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë.”

Kryeministri Rutte deklaroi se: “NATO do të vendosë në mënyrë unanime që vendet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.”

Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë synon një ndarje më të drejtë të barrës financiare brenda aleancës: “Kjo ka të bëjë me faktin që evropianët dhe kanadezët të paguajnë më shumë, dhe jo taksapaguesit amerikanë.”

Rutte vlerësoi presidentin amerikan për rolin e tij në shtytjen e vendeve anëtare për të përmbushur angazhimet financiare ndaj mbrojtjes: “E përgëzoj presidentin Trump për faktin që vendet e NATO-s kanë filluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.”

Nga ana e tij, presidenti Trump e cilësoi zhvillimin si një arritje të përbashkët: “Është një fitore e madhe për të gjithë, mendoj, dhe së shpejti do të jemi të barabartë.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x