Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump një fanellë të ekipit kombëtar të Portugalisë të firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo, gjatë samitit të G7 që u zhvillua në Kanada.
Costa, i cili është portugez dhe ka marrë drejtimin e Këshillit Evropian që prej vitit 2024, mbërriti të hënën në Kananaskis të Albertës. Gjatë një takimi me Trump-in, ai i dorëzoi personalisht fanellën me numrin 7, të firmosur nga superylli i futbollit botëror.
Në fanellë ishte shkruar: “Për Presidentin Donald J. Trump, duke luajtur për paqen”. Presidenti amerikan, e priti me kënaqësi dhuratën, duke thënë: “Më pëlqen, duke luajtur për paqen”.
To President @realdonaldtrump.
— António Costa (@eucopresident) June 16, 2025
Playing for peace. As a team. pic.twitter.com/iLGAmbmu0J
Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 138 gola. Së fundmi ai udhëhoqi kombëtaren portugeze drejt fitores në UEFA Nations League dhe pritet të përfaqësojë sërish Portugalinë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA
- Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë - 27/01/2026
- “Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun.. - 27/01/2026
- Pse nuk eci dhe do ngecin protestat! - 27/01/2026