Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se nuk do të largohet nga posti, edhe pas humbjes së zgjedhjeve, për të cilat tha se sihin farsë dhe se do të garojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2026. Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se (mos)qenia e Berishës në krye të PD-së “nuk e pengon Ramën që të vjedhë”.
Pjesë nga biseda
Andi Bushati: Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalojnë dot Ramën të vjedhë. Presidenti i Federatë së Shudos, duhet të ikë? Në diktatura, roli i opozitës është zero.
Preç Zogaj: Çfarë emri i vë diktaturës? Ky është vend autoritar, bëhet parti shtet gjithnjë e më shumë. Por ka ndëshkueshmëri, ka përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit.
Andi Bushati: Këtu morëm vesh se na kanë bërë gropë në aeroportin e Vlorës, ne themi po ikën Saliu. Ramën mund ta rrëzosh, duke u thënë njerëzve, ja si u vodh në aeroportin e Vlorës, jo si do ikë Saliu.
Preç Zogaj: Rama rrëzohet me opozitë të riorganizuar.
Andi Bushati: Gati-gati po e pëlqej Saliun tani, se e di që nuk fiton dhe ka gjetur humorist për bashkinë…
Mentor Nazarko: Një parti që nuk krijon shpresë nuk e rrëzon.
Andi Bushati: Problemi është që Rama ka marrë më shumë vota se në 2009, 2013, 2017, 2021.
Mentor Nazarko: Ka 34 mijë vota më shumë.
Andi Bushati: Nuk është puna se kemi opozitë të dobët, por kemi një qeveri që vetëm bymehet. Nëse do të ishte Saliu i keq, do të shkonin votat te opozitat e reja. Rama nuk ka marrë kurrë më shumë vota se në 2025. Ka qeverisur aq mirë sa vetëm rritet?!
Preç Zogaj: Për mendimin tim, çdo lider demokrat, që del në krye të PD-së, e mund Ramën. Politika ka rregulla.
- “Tom Doshi ia mbathi”, kreu i PSD i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës me miq dhe jo mes paranojash si ti - 24/10/2025
- Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane: Le të shohim pas gjashtë muajsh - 24/10/2025
- “Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën të…”/ Debati mes analistëve për dorëheqjen e kreut të PD - 24/10/2025