22.5 C
Tirana
08 / 07 / 2025

Rriten kontribuesit në skemën e sigurimeve, ISSH: Vitin e kaluar, u zgjeruan me rreth 17 mijë

Shtohet numri i personave që derdhin kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në vend.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2024 u regjistruan 843 mijë e 867 kontribues ose rreth 17 mijë më tepër nëse e krahasojmë këtë me një vit më parë.Nga sektori privat  ose nga personat që punojnë pranë bizneseve u shtuan rreth 8 mijë persona që derdhin detyrimet pranë sigurimeve shoqërore.Kjo e ndikuar edhe aksioni i ndërmarë për deklarimin real të pagave nga punëmarrësi por edhe deklarimi  i më shumë punonjësve.

Një rritje më e fortë e numrit të personave që derdhin kontribute shoqërore është regjistruar sidomos nga fermerët por impakti në skemë mbetet i kufizuar për shkak të pagesës së ulët të kësaj kategorie krahasuar me të punësuarit në fusha të tjera të ekonomisë.Sipas ët dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2024 u shtuan 13 mijë e 415 kontribues të vetëpunësuar në bujqësi krahasuar kjo me vitin 2023.

Ndërkohë të dhënat për kontribusit  të punësuar në shtet kanë pësuar një rritje më të ngadaltë.Janë  mbi 1200 persona  më tepër që i janë shtuar listës së sigurimeve shoqërore  nga administrata vitin e kaluar .

Nga të dhënat vërehet se si pasojë e rritjes së numrit të kontribuesve edhe deficiti i skemës  që u mbulua nga buxheti i shtetit po ulet .Rezultojnw se kanw dalë 11.3 milionë euro më pak  gjatë vitit 2024 nga arka e shtetit  për të mbuluar skemën e pensioneve nëse e krahasojmë me 2023.

Qeveria ka parashikuar së fundmi të reformojë skemën e pensioneve, duke ndërhyrë në moshën daljes në pension për burrat dhe gratë e deri te rritja e pensionit mesatar apo dyfishimi i përfituesve të pensionit social

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x