-1.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

Rithemelimi dhe ‘grupi’ i Bardhit shkaktuan kaos në Kuvend, Basha: Skenarë dhe regji të Edi Ramës…!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij para mediave pas mbylljes së seancës së parë plenare që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria nuk ka interes për normalitet politik dhe llogaridhënie. Ndërsa përsëriti thirrjen ndaj presidentit Bajram Begaj për të kthyer mbrapsht ndryshimet për ngritjen e komisioneve hetimore duke i cilësuar si të njëanshme.

“Interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës.

Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimroe si dhe të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores”- u shpreh Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x