Nga asambleja e PS, Edi Rama shpalli sot zgjedhjet e parakohshme per Bashkine e Tiranes. Ai tha se Ogerta Manastirliu do te jete kandidate e kesaj Bashkie nga radhet e Partise Socialiste.
Rama u ndal gjate edhe tek rasti i Erion Veliajt, duke kritikuar ashper menyren e arrestimit dhe gjykimit te kryebashkiakut. Por sipas tij Tirana nuk mund te prese me gjate pa nje kryetar ne zyre.
“Pas 7 muajsh Tirana nuk ka në zyrë as një kryetar bashkie të votuar dhe as të dënuar. Kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli të cilit i është bërë një gjyq i gjatë gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik në shkelje të hapur të ligjit dhe zakonit. Janë nxjerrë nga brenda në ato tezga edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial jo e jo. Eshtë shkelja më e hapur dhe më brutale në shpërdorim total të detyrës.
Askush nuk di ta thotë sa shumë mund të zgjasë kjo histori, por asnjë zëvendësues i kryebashkiakut nuk mund ta ketë legjitimitetin për ta drejtuar Tiranën.
Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta. Nuk i heq absolutisht kryetares në detyrë për sa ka bërë. Por sot duhet të marrim një vendim politik për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë. Duhet të nisin procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut aktual, sepse ai nuk ëstë në detyrë jo se nuk do të paraqitet. Por sepse e ndalojnë. Nuk është një propozim që unë e bëj me zgjedhje të lehtë” – tha Rama.
- Kosova i jep tjetër leksion Suedisë dhe prek “ëndrrën” e Botërorit - 14/10/2025
- Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau - 14/10/2025
- NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore - 14/10/2025