16.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri dhe kreu i Edi Rama, Edi Rama, mblodhi këtë të martë (7 prill) grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të japë udhëzime jo vetëm për çështjet parlamentare, por edhe për angazhimin e deputetëve në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Përveç linjëzimit të ligjeve me direktivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi po punon edhe për dy reforma të rëndësishme, sikurse është ajo e reformës zgjedhore dhe reforma territoriale.

Gazetarja Denada Shkodrani, raporton se tashmë kryeministri Rama nis gjithashtu turin në rrethe, ku do të diskutojë me grupet e interesit për problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Në mbledhjen e grupit parlamentar nuk mungojnë deputetët e njohur të PS-së. Mes tyre është edhe Erion Braçe, i cili më parë ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës si dhe Spiropali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x