19.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë.

Kryeministri është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Sipas burimeve, kryeministri do të zhvillojë një takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në zonën e Plazhit të Vjetër, ku në fokus do të jenë çështje që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar.

Ky takim vjen disa ditë para nisjes së sezonit turistik, ku qyteti bregdetar i Vlorës është epiqendra e turizmit në vendin tonë, ku mirëpresin mijëra turistë gjatë muajve veror.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x