Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duket i mrekullueshëm.
Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama teksa konfirmoi se Brukseli planifikon të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vjeshtës së këtij viti.
13:06
Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave, lideri i PD-së, Sali Berisha mendon se vendi ynë plotëson vetëm një kriter për t’u bërë pjesë e BE-së.
Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se Tirana zyrtare ka në përputhje me BE-në vetëm qëndrimin në politikën e jashtme.
“Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Nëse i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësisht natyrore apo shkaqesh të tjera. Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan nga Shqipëria 1.099.000 qytetarë të këtij vendi. Kjo sepse në opinionin e PD-së, Shqipëria përveç kriterit të politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër”.
Sipas tij “Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës. Mbi 88% e mbi 220 mijë të punësuarve në administrate, i përkasin partisë- shtet. Rama burgosi liderë të opozitës dhe deputetë të saj. Partia-shtet në Shqipëri për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale”.
Po mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Gjatë fjalës së tij për krizën, kreu i qeverisë u përball me një incident të vogël, kur një pjesë e pankartës para mikrofonave u shkëputu shkëput.
Ndërsa po mundohej që ta vinte në vendin ku ishte, Rama e kaloi këtë moment me batutë dhe sportivitet.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se falë marrëveshjeve që do nënshkruhen në Tiranë gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, rajoni mund të marrë deri në 4 miliardë euro investime.
Duke folur nga Tirana, ajo tha se mesazhi për biznesin është se kush ka zgjedhur Ballkanin Perëndimor për të investuar, ka zgjedhur Europën.
Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
11:04
Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pasi bisedimeve mes tyre.
Kreu i qeverisë ka zbuluar diskutimet që janë bërë mes tyre, duke thënë se ka marrë dhe konfirmimin prej saj se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE.
“Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.
Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe nga Presidentja është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
Folëm për planin e rritjes që BE, i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv dhe do vijojmë të kryejmë me këmbëngulje detyrat që kemi marrë përsipër”, tha Rama.
11:16
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE.
Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.
“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe.
Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhëna e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, tani që jemi në rrugën e duhur, kjo është rruga që të aksesojë të gjithë fondit e planit të rritjes, që ka rreth 1 miliard euro.
Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes”, u shpreh ajo.
11:13
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, foli për procesin e anëtarësimit të BE-së.
Ajo u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE dhe se kjo është bërë në një kohë rekord.
”Ishte kënaqësi të kthehem në Shqipëri, është kënaqësi t’i rikthehem turneut. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Kemi bërë rrugë të gjatë, progres. Është një progres i mrekullueshëm, i bërë në kohë rekord. Ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. Unë di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit. Ju kërkoni t’i mbyllni grup kapitujt deri në 2026, kjo është ambicioze. Ne na pëlqen ambicia”, tha Von der Layen.
10:59
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, teksa vendosi që ndalesën e parë ta bënte në Tiranë.
Në një postim në ”X, presidentja e KE, theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.
”Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi. Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës”, tha Von der Leyen.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025