Zjarr në një mobileri në Pogradec. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të këtij qyteti bëjnë me dije se zjarri ka rënë pak pas mesnate, në orën 01:00 të ditës së sotme, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të fshatit Rëmenj, pak kilomentra nga Pogradeci.
Pas 4 orësh është bërë e mundur izolimi i flakëve të zjarrit. Sipas të njëjtit burim thuhet se dëmet kanë qënë të mëdha, por nuk ka patur pasoja në njerëz.
Për fatin e mirë ndërhyrja në kohën e duhur e mjeteve zjarrfikëse ka arritur të bëjë të mundur izolimin e flakëve, pa shkuar tek banesat të cilat ndodheshin fare pranë godinës së mobilerisë, përfshi edhe shtëpinë e pronarit të saj.
Nga flakët e zjarrit të rënë në orët e para të ditës së sotme, janë shkrumbuar një pjesë e konsiderueshme e makinerive, bazë materiale si lëndë drusore dhe mobilje të ndryshme. Dëme jo të vogla ka pësuar edhe godina e kësaj mobilerie.
Grupi i hetimit po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri, i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shkaqe aksidentale, si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike, ose nga një sobë druri që ndodhej në ambientet e kësaj mobilerie.
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025