20.5 C
Tirana
18 / 06 / 2025

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Irani godet me raketë qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Ushtria iraniane ka deklaruar se gjatë natës së kaluar ka goditur me një raketë një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite, në zemër të Tel Avivit.

“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në thelb të saj, me një raketë të drejtuar, pavarësisht shtresave të shumta të mbrojtjes së armikut, të cilat po mbështeten edhe nga amerikanët”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik.

Ndërkohë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në një deklaratë për shtyp e kanë cilësuar sulmin si një “operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve shumë të avancuara të mbrojtjes.” Sipas tyre, “qendra është aktualisht në flakë.”

Pamje të shpërndara në rrjete sociale, sipas CNN tregojnë katër raketa që duken teksa bien pranë raketave ndaluese dhe një objekti ushtarak në qendër të Izraelit.

Nga ana tjetër, një zyrtar i ushtrisë izraelite ka deklaruar për mediat se që nga nisja e operacionit iranian “ka pasur goditje ndaj caqeve civile dhe gjithashtu ndaj caqeve ushtarake.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x