9.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

PËRSE UNË ARBEN MANAJ NUK MUND TË ISHA BASHKËPUNTOR I SIGURIMIT TË SHTETIT!

Nga Arben Manaj

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit. Nuk reagova menjehere publikisht, edhe pse dhimbja dhe frustrimi ishin te jashtezakonshem, per shkak te pafuqise per te vertetuar menjehere te kunderten.
I vetedijeshem per cmimin qe po paguaja publikisht dhe padrejtesisht permes njollosjes se figures time publike dhe imazhit personal dhe profesional, edhe pse e dija se derisa te dal e verteta, genjashtra ka bere xhiron e botes, sic edhe e beri, vendosa t’i drejtohem si te vetmit institucion shqiptar autoritar dhe kredibel, qe do te konfirmonte perfundimisht dhe pa ekuivok, nje pretendim te tille, pikerisht “Autoritetit Per Informim mbi Dokumenttat e ish-Sigurimit te Shtetit”, i cili keto dite me informon se;

“Bazuar në dokumentacionin e disponueshem nga ana jone si dhe nga verifikimet e kryera bazuar në vendimin e Autoritetit, qe percakton protokollin standard te kerkimit, per shtetasin Arben Ali Manaj nuk ekzistojne te dhena qe te kete qene ndonjehere i survejuar apo te kete dokumente per te ne arkivat e ish-Sigurimit et Shtetit, te kete qene bashkëpunëtor i ish-Sigurimit te Shtetit apo i favorizuar i ish-Sigurimit te Shtetit.

PER KËTO ARSYE

Bazuar ne nenin 5, 19, 20, 12 e vijues te ligjit nr. 45/2015 “Per te Drejten e Informimit per Dokumentet e Ish-sigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”, i ndryshuar, ligjit nr. 8480, date 27.5.1999 “Per Funksionimin e Organeve Kolegjiale te Administrates Shteterore dhe Enteve Publike”, Autoriteti per Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit et Shtetit,

                             VENDOSI

Te informoje shtetasin Arben Ali Manaj per sa kerkohet në shkresen nr. 732 prot., date 18.04.2023, ku mbi bazen e dokumentacionit te disponueshem nga ana jone si dhe nga verifikimet e kryera bazuar ne vendimin e Autoritetit, qe percakton protokollin standard te kerkimit, nuk ekzistojne te dhena qe te kete qene ndonjehere i survejuar apo te kete dokumente per te ne arkivat e ish-Sigurimit te Shtetit, te kete qene bashkëpunëtor i ish-Sigurimit te Shtetit apo i favorizuar i ish-Sigurimit et Shtetit.

Ky vendim hyn ne fuqi menjhere.”

Une Arben Manaj, nuk mund te isha bashkepuntor i ish-Sigurimit te Shtetit, qofte edhe per nje fakt shume te thjeshte dhe publik. Une isha dhe jam djali krenar i ish-Kryetarit te Parlamentit te Shqiperise, Ali Manaj, njeriut te trete ne rradhe ne hierarkine e shtetit komunist shqiptare, ashtu si edhe sot ne demokraci.
Dhe nisur nga menyra e funksionimit te ish-Sherbimit Sekret shqiptar, Sigurimit te Shtetit, ai sherbim nuk rekrutonte njerzit e pushtetit te tij, por kundershtaret politik per te mesuar mbi aktivitetin e tyre kunder atij shteti.
Nje arsye tjeter, eshte edhe fakti se une ne Shqiperi pas punes si analist per Marredheniet Nderkombetare ne RTVSH, kam qene edhe Korrespondent ne Tirane, i Agjensise ameriken te Lajmeve, Associated Press, e me pas nga 1993, si gazetar i BBC ne Londer per 19 vjet, dhe me siguri se keto institucione te SHBA dhe Britanise, permes kanalave te tyre te verfikimit te figures, do mund ta kene bere nje vetting dhe verfikim te se shkuares sime dhe cdo bashkepunim te mundshem hipotetik timin me ish-sherbimin sekret shqiptar famekeq!
Ne mbyllje, me lejoni t’ju informoj se une kam instruktuar nje studio dhe avokatin me te specializuar ne Shqiperi, per kete shkelje te paligjshme te reputacionit tim, per te nisur cdo proces gjyqesor te nevojshem ndaj akuzuesit dhe mediave e portaleve qe publikuan nje akuze te tille, ne Shqiperi dhe Britani!

Me respekt

Arben Manaj
Korrespondenti i TCH
Londer

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x