Partia Demokratike do të rikthehet në Komisionin e Reformës Territoriale, pasi PS ka tërhequr sot draftin me ndryshimet nga rendi i ditës në seancën plenare.
Ishte kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i cili kërkoi heqjen nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale.
“Kërkoj ndryshim në rend dite për mosshqyrtim projektvendimin për ndryshimet e për ngritjen e Komisionit Territorial në këtë seancë, besoj ka dakordësi nga të gjitha palët dhe me shpresën që puna do të rifillojë në Komision”, tha Balla.
Ndërkohë, demokrati Luçiano Boçi është shprehur se PS duhet të tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Territoriales, jo vetëm heqje nga rendi i ditës.
“Kërkesa jonë ka qenë e qartë, jo të mos shqyrtohet, ne kërkojmë tërheqja e këtij vendimi, kjo është ajo që kemi kërkuar gjatë kësaj seance, sepse tërheqja tregon vullnetin, nëse doni ta lini ‘as mish as peshk’, atëherë është lojë”, tha Boçi.
Kujtojmë se anëtarët e opozitës munguan përsëri në komisionin e posaçëm parlamentar “Për reformën administrativo- territoriale në Republikën e Shqipërisë” e cila u mbajt dje.
Kjo mbledhje ishte edhe afati i fundit lënë nga mazhoranca, ndërsa sot në seancë do të diskutohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.
Parashikohej që ky komision të përbëhej me një shumicë anëtarësh socialistë, opozita në minorancë dhe Kryetari i komisionit të ishte përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
- Mbetjet e rrezikshme/ Nga administratori i Kurum tek zyrtarë të Doganës dhe Agjencisë së Mjedisit, kush janë 33 personat nën masa sigurie - 03/02/2026
- “Kërkojnë rritje 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet kryeministrit Rama: Po shndërron procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor - 03/02/2026
- PD rikthehet në komisionin e Reformës Territoriale, PS e tërheq draftin me ndryshimet nga rendi i ditës - 03/02/2026