Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se një reformë e re zgjedhore, duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se duket e vështirë që PD të injorohet, pasi është partia kryesore në opozitë.
“Personalisht mendoj që nëse PD, si parti kryesore e opozitës, nuk do të përfshihet në këtë proces, e shoh të vështirë, që zgjedhjet, edhe me standardet më të mia, flasim për një garë politike. Rregullat nëse nuk gëzojnë konsensusin e gjerë, kam frikë se rezultati nuk do jetë i pranueshëm. Mbetet për t’u parë”, theksoi ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026