Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa nga shërbimet e Bankës Sepah të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve FARS.
Banka Sepah përdoret gjerësisht në stacionet e benzinës në të gjithë Iranin. FARS paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje në stacionet e benzinës, por tha se problemi pritet të zgjidhet “brenda orëve të ardhshme”.
Një organizatë hakerimi e lidhur me Izraelin mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bank Sepah”.
Grupi i quajtur “Gonjeshke Darande” ose “Harabeli Grabitqar” pretendoi se banka përdorej nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke e quajtur atë “një institucion që anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit të Iranit për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e tij të raketave balistike dhe programin e tij ushtarak bërthamor”.
Grupi i hakerëve falënderoi “iranianët e guximshëm, ndihma e të cilëve e bëri të mundur këtë operacion”, pa dhënë hollësi.
- Xi Jinping reagon për konfliktin Izrael-Iran: Kina e gatshme të punojë për paqen - 17/06/2025
- Pas goditjeve ushtarake, Irani pëson sulm kibernetik në bankën shtetërore, Izraeli merr përgjegjësinë - 17/06/2025
- Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit: Dy motorët e avionit dolën jashtë funksionit menjëherë pas ngritjes - 17/06/2025