Nga Ylli Manjani
Ju kërkoj ndjesë që po marr vemendjen tuaj përsëri për çështje të etikës zyrtare të institucioneve të drejtësisë, por budallëqet nuk kanë të sosur.
Pashë tani një video në youtube të ceremonisë së betimit të magistratëve të rinj.
Ishte një sallë që ngjante si klasa talebanësh nga ku dilnin një e nga një fakirët e rinj për të vënë dorën diku, që dreqi e di se ku dhe, thonin “betohem”.
Pashë prezent kryetarin e KLGJ, që vrasja e Astrit Kalasë i del aksident në punë; kryetaren e KLP që i merrej goja, ndoshta ngaqë nuk ka staf ti shkruajë fjalimet; drejtorin e Shkollës së Magistraturës, që tashmë ka marrë pamjen e Kodit të Ri Penal.
Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magistratëve. Po mesa duket, asnjëri prej drejtuesve që përmenda më lart nuk i pëlqejnë kritikat që u kanë ardhur nga kryetari Sadushi.
E kur nuk të pëlqen kritika ç’kuptim ka etika..! Punë e madhe se Gjykata e Lartë është përfaqësuese e pushtetit gjyqsor. E ç’është kushtetuta…!?
Hë u lumsha, more drejtues të qeverisë së drejtësisë!
Nejse, i lemë mënjanë sherret që kanë me veten, po ajo ceremoni ishte vizualisht turp dhe zyrtarisht skandal.
Betimi është akt solemn që bëhet përpara KLGj ose KLP sipas rastit, ku ato janë në një mbledhje zyrtare të rregullt, jo të ftuar në një sallë koti!
Pra betimi i gjykatësve bëhet në sallën e mbledhjeve të KLGJ përpara të gjithë anëtarëve të mbledhur aty. Njësoj edhe për prokurorët, por kjo procedurë bëhet në KLP.
Patjetër që ftohen dhe të tjerë, dhe ftohen të gjithë edhe ata që kritikojnë.
Por betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar.
Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni.
Më mirë të mos e bënin fare. Ta bënin si në pandemi me postë. Po ajo ishte turp!
- “Albin Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së” – Fatos Klosi: U justifikua për të mos marrë pjesë në luftë, se nuk ishte mirë me shëndet - 23/10/2025
- Një shou i shëmtuar talebanesk - 23/10/2025
- Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj - 23/10/2025