Këshilli i Sigurimit Kombëtar mblidhet nga Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj KSK do të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.
Pjesëmarrës në KSK anëtarë të përhershëm të tij dhe të ftuar të tjerë:
Presidenti Begaj: Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.
Presidenti Begaj: Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale.
Presidenti Begaj: Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij.
Presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.
Presidenti Begaj: Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike.
Presidenti Begaj: Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.
Presidenti Begaj: Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies.



- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026