5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Ngriti dolli për të brenda “BBVA”, reagon Berisha: Luiz Ejlli shtoi fansat në kohë rekord

Sali Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, pasi ka ngritur një dolli për të në Big Brother.

I ftuar në një intervistë televizive, Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon.

Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz.

Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x