12.5 C
Tirana
12 / 03 / 2025

Nën hetim nga SPAK, plas sherri te “Ligjet”, Sula i kërkon të lërë drejtimin e mbledhjes, Bushka: Jam e dinjitetshme

Deputetja Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pas vënies nën hetim nga SPAK.

Kjo përgjigje erdhi nga Bushka pasi deputeti Dashnor Sula kërkoi që ajo ta linte drejtimin e mbledhjes së komisionit të Ligjeve dhe të drejtohej nga Dhurata Çupi.

Sula: Zonja kryetare ngjarja e djeshme e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, ish kryetarit të bashkisë së Tiranës ka sjellë një situatë të re edhe për komisionin e ligjeve, nuk do të desha të hyj më thellë por thjesht nga pikëpamja e procedurës së funksionit, nuk do të ishte e ndershme dhe e moralshme që komisionin e ligjeve ta drejtoni ju një kohë që ju, në publikimin e materialeve nga mediat dhe që iu është bërë me dije opinionit dhe nga një deklaratë e Spak del që kryetarja e komisionit të ligjeve ka tentuar për të penguar zbulimin e së vërtetës, kur kjo ndodh nga ju, imagjino çfarë situate të jemi ne, do ju lutem shumë që t’i thërrisni ndërgjegjes dhe ta drejtojë komisionin në nënkryetarja e komisionit zonja Çupi.

Bushka: Ky është komision ligjesh jo hetimor. Jam drejtuesja e komisionit dhe po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme. Vijojmë mbledhjen  e komisionit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x