Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte, se “fakti që ata ofrohen pa kushte, është një moment i cili me të vërtetë mund të realizohet një bashkim i të gjithë Partisë Demokratike”. Komentet kryedemokrati i bëri pasi u pyet në lidhje me negociatat me grupin tjetër në Partinë Demokratike. Berisha tha se i njeh ata si anëtarë dhe deputetë të PD.
Sali Berisha: Unë mendoj se bisedimet do të qartësojnë çdo aspekt.
Jonida Shehu: Në bisedime mund të jetë çështja e tërheqjes në gjykatë?
Sali Berisha: Nuk paragjykoj asgjë. Unë ju them këtu që hapat që ata kanë bërë për mendimin tim janë plotësisht të pranueshme. Ne kemi qenë të hapur dhe jemi të hapur absolutisht pa kushte. Tani po filluam kushtet nuk ka marrëveshje.