20.5 C
Tirana
21 / 10 / 2025

Në Nëntor hiqen vulat për hyrje-daljet! Zyra e BE: Nuk ka kufizim lëvizje, autorizim çdo tre vite

Prej Nëntorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi. Në një intervistë për Tv Klan, shefi i sektorit politik në zyrën e BE në Tiranë, Alexis Hupin thotë se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza.

“Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë”, tha Hupin.

Përfaqësuesi politik i zyrës së BE në Tiranë thotë se shqiptarët, përpara se të udhëtojnë do të aplikojnë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do u shërbejë për tre vite dhe me të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE. Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre viteve.

“Në terma praktikë, aplikoni një herë për të marrë autorizimin për hyrje dhe ai është i vlefshëm për tre vjet, për sa kohë përdorni të njëjtën pasaportë biometrike. Nëse ndërroni pasaportën, do t’ju duhet të aplikoni sërish. Do të ketë një kosto shumë të vogël për këtë, por sërish, është i vlefshëm për tre vjet, kështu që nuk do të ndikojnë në lirinë tuaj të lëvizjes”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x