31.5 C
Tirana
17 / 06 / 2025

Mori 20 mijë vota me ndihmën e bandave? Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mezi pres shtatorin të jemi sy më sy në Parlament

Deputetja e re e qarkut të Elbasanit, Sara Mila, në një intervistë për “Shqipëria live”, iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se votat në 11 maj “i mori me ndihmën e bandave”.

Sara Mila tha se përgjigjen do t’ia japë Berishës në shtator, kur të hyjë në Parlament dhe të përballet sy më sy me të. Ajo u shpreh mirënjohëse për 20.225 votat e grumbulluara në zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se ‘antireklama’ që i bëri PD-së, duke e akuzuar vazhdimisht, ndikoi edhe më shumë në rritjen e mbështetjes ndaj saj.

Mezi po pres shtatorin, sepse është shumë e vështirë kjo hedhja e fjalëve nga larg që opozita bën për mua nga Parlamenti, kur unë nuk jam ende pjesë e Parlamentit, kështu që unë mezi pres shtatorin se do te jemi sy më sy dhe ballë për ballë për të gjitha ato që thonë dhe për të gjitha përgjigjet që pret elektorati im.

Nuk ka qenë e lehtë për mua, teksa hidhej baltë mbi atë që unë dhe familja ime përfaqëson. Numërimi më solli një lloj çlirimi, ndjeva një mirënjohje të thellë për atë që unë arrita.

Dua të them që një pjesë e mirë e demokratëve të Elbasanit, i besuan kandidaturës sime, duke më parë si një figure të re. Non grata-s do t’i përgjigjem në shtator, ata e kanë ndarë mendjen të merren me mua gjatë, unë aty do të jem, do të jetë më e këndshme kur replika të jetë sy më sy”, u shpreh Mila.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x