20.5 C
Tirana
29 / 10 / 2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka mbrojtur fuqishëm aleancën atlantike, duke deklaruar se NATO do ta “rrafshonte Moskën” në rast se Rusia do të sulmonte Brukselin.

Në një intervistë në “De Morgen“, Francken preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen europiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor.

I pyetur nëse kishte frikë se Presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godasë zemrën e NATO-s dhe pastaj ne do ta rrafshojmë Moskën”.

Ai vazhdoi të shprehte mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do ta respektonte Nenin 5, Francken tha: “Sigurisht që do ta respektonte. Ekziston një paragjykim i madh në Europë kundër qeverisë amerikane. Pse nuk do ta respektonte Nenin 5?”.

Francken tha se ishte më i shqetësuar për përdorimin e luftës hibride nga Rusia sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale.

“Një raketë lundruese në Bruksel? [Aktvizimi i Nenit 5] është një çështje e qartë, pavarësisht përkufizimit që përdorni. Putini nuk do ta bëjë as këtë”.

“Jam më i prirur të shqyrtoj skenarët e zonës gri: të ashtuquajturit ‘njerëz të vegjël të gjelbër’ që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni kundër ‘regjimit nazist’. Dhe, para se ta kuptosh, ata kanë aneksuar një pjesë të Estonisë”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x