Magjia teatrore me regji të Kiço Londos erdhi në skenën e teatrit të Korçës këtë fundjavë, me lojën e papërsëritshme të aktores së madhe Yllka Mujo dhe akoren e talentuar Ermira Hysaj.
Mësuesja e bukur dhe takimi i papritur i saj me nënën e Aleksit e cila ka zbuluar lidhjen e fshehtë të burrit të saj me mësuesen e djalit. Pjesë e cila të mbante të mbërthyer deri në fund të shfaqjes, për të parë se çfarë do të ndodhte më pas. Çfarë ka zbuluar Marion dhe deri ku shkon lidhja e dashurisë së burrit të saj me mësuesen e djalit.
Të gjitha këto i ka sjellë me mjeshtëri regjisori Kiço Londo edhe në kushte kur në skenë shihen gjithnjë vetëm dy aktoret. E gjithë kjo edhe falë interpretimit brilant të aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj, në dramën “Mes çarçafëve”.
Pas suksesit në Tiranë, e në disa qytete të vendit shfaqja teatrale “Mes çarçafëve”, që trajton problemet sociale, është mirëpritur edhe nga publiku korçar.
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024