14.5 C
Tirana
20 / 10 / 2025

Menduh Thaçi: Vdekja e kauzës shqiptare në Maqedoni prej votimit të maqedonasëve për VLEN!

Çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet një temë shumë komplekse, me rrënjë të thella historike dhe politike që lidhet me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet multietnik. Shqiptarët kanë parti politike të tyre tradicionale si: BDI, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa. BDI ka qenë në qeveri për më shumë se një dekadë, por gjithçka duket se ndryshoi me rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, aty ku u pa sesi një koalicion i krijuar në vitin 2024, po fiton në shumë komuna dhe do ti garantojë qeverisë maqedonëse qetësi në pushtet.

Koalicioni VLEN është një koalicion politik që përfaqëson komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut (RMV) dhe për të konkuruar forcat ekzistuese shqiptare, siç është BDI. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare e ka analizuar tepër saktë atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e së dielës, ku u pa ”vdekja” e kauzës shqiptare për hir të qëndrimit në pushtet të VRMO DPMNE. Zgjedhjet lokale shënuan një fitore bindëse të partisë në pushtet VMRO DPMNE. Ngjashëm rezultati dhe në krahun e partive shqiptare. Por kjo mënyrë bashkëpunimi e fshehtë me kryeministrin maqedonas e VLEN vetëm që të përfitojë të jetë në qeveri, është në thelb TRADHTI E MADHE e kauzës shqiptare. Koalicioni VLEN ka korrur një sukses, por ulje të kauzës shqiptare është përfaqësuar në qeveri dhe në institucione, që nënkupton se ka premisën për përfaqësim politik shqiptar. Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.

Koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit, kishte deklaruar se zgjedhjet do të ishin një referendum kundër shumicës qeverisëse, e në veçanti ndaj VLEN, aleatit shqiptar të VMRO DPMNE-së. Por rezultatet dëshmuan të kundërtën, me një rënie të ndjeshme të AKI-së, ose më saktë të një strategjie të pushtetit për të dobësuar sa më shumë kauzën shqiptare. BDI nuk mori më pak vota, madje pak më shumë por kryeministri maqedonas urdhëroi elektoratin maqedonas të votojnë për partinë VLEN që e ka na koalicion qeverisës.

Zgjedhjet e së dielës tregon hapur lojën për epërsi midis partive që përfaqësojnë popullsinë e madhe shqiptare etnike të vendit. Në nivel kombëtar, si VLEN ashtu edhe BDI i kanë cilësuan votimet e së dielës si një referendum simbolik se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në një vend ku ata përbëjnë rreth një të katërtën e 1.8 milionë banorëve.  VLEN do të çimentojë pozicionin e ri drejtues, pasi zëvendësoi BDI-në në qeveri vitin e kaluar.

VLEN shihet si partner i VMRO‑DPMNE-së. Ky bashkëpunim u pa nga disa si çështje kontestuese, sepse nga këndvështrimi i partive shqiptare që nuk janë pjesë e tij (si BDI) u konsiderua se nuk pasqyronte “vullnetin e votuesve shqiptarë”. VLEN është një koalicion politik i partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që u formua për të përfaqësuar komunitetin shqiptar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024.

Ka pasur tensione midis VLEN dhe “konkurrentes shqiptare” Fronti Evropian (ose përkrahës i BDI) për të caktuar se cili përfaqëson shqiptarët. Procesi i shndërrimit të VLEN‑it nga koalicion në një parti të vetme është duke u zhvilluar, me disa ujdi për të bashkuar partinë. Pra loja bëhet për pushtet, ndërkohë që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut presin më shumë përfaqësim sa më të denjtë dhe PRO tyre në qeveri dhe në institucione, aty nga vendimet e tyre edhe përcaktohet jo vetëm KAUZA Shqiptare që të mos vdesë, pra me këto lojëra politike të mos shuhet.

Koalicioni VLEN përfshin disa parti shqiptare, ndër të cilat:

1-Lëvizja Besa, nën drejtimin e Bilall Kasamit.

2-Alternativa, e udhëhequr nga Zekirija Ibrahimi.

3-Lëvizja Demokratike e Shqipërisë së Veriut (ose në kontekstin shqiptar në Maqedoni) me Izet Mexhitin.

4-Ndërkohë, dikur ishte pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, por u tërhoq nga koalicioni

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x