15.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Mbërriti me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, emigranti humb jetën në qendrën e pritjes

Një emigrant që po qëndronte në qendrën e pritjes Manston në Kent ka humbur jetën. Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Brendshme. Emigranti u dërgua në spital të premten në mbrëmje, pasi u ndie keq, por ndërroi jetën të shtunën.

Zyra e Brendshme i tha BBC News se personi udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord për një marrëveshje me Francën në përpjekje për të reduktuar numrin e njerëzve që bëjnë udhëtime të paligjshme..

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x