Dy ish-kryebashkiakët socialistë të kontraktuar nga shumica si ekspertë i kanë rekomanduar komisionit të reformes territoriale të mos e ndryshojë numrin aktual të bashkive. Në 5 rekomandimet e tyre, nuk propozohet as ndryshim i numrit të qarqeve si kërkon opozita e cila synon 94 bashki dhe 3 ose 6 rajone.
“Vazhdimin e përpjekjve të përbashkëta të të gjithë aktorëve qëndrorë dhe lokalë, vendas dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, për konsolidimin e 61 NJVQV aktuale. Qartësimi i funksioneve dhe kompetencave të Këshillave të Qarqeve.”
Ekspertët e majtë mendojnë se ndryshimi ose përmirësimi i hartës territoriale, sipas tyre mund të vijë vetëm pas një studimi me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, brenda një periudhe 3-5 vjeçare.
Por raporti i Artan Shkëmbit dhe Adelina Farriçit ngjalli debate në komision. Sipas demokratëve të paktë në sallën e mbledhjes, ekspertët thjeshtë kanë zbardhur deklaratat e eksponentëve socialistë.