10.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Luhet sot finalja e “vogël”/ Roma kërkon kupën e dytë europiane radhazi, Sevilla për një rekord në Europa League

Sot në mbrëmje do të luhet finalja e Europa League mes Romës dhe Sevilla. Ndeshja do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, në një stadium të mbushur plot.

Italianët pasi fituan Conference League sezonin e kaluar, do të kërkojnë një tjetër trofe europian dhe përballë do të kenë ekspertët e këtij kompeticoni, Sevilla që e kanë fituar 6 here trofeun.

Mourinho bën llogaritë pa mbrojtësin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sevilla e sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit. Spanjollët pozicionohen në mesin e tabelës dhe një tjetër dështim në finale do t’i linin jashtë Kupave të Europës për sezonin tjetër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x