Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet dypalëshe me liderët ndërkombëtarë që vijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Mësohet se janë 10 takime bilaterale që do të zhvillojë Rama me liderë të ndryshëm të botës. Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka pritur në kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte me të cilin, sikurse ka bërë me dije, në fokus të bisedimeve ka qenë forcimi i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë në NATO, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributi i vendit tonë në Aleancë.
Rutte mbërriti një ditë më parë në Tiranë, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet sot.
Shefi i NATO-s u prit nga ministri Pirro Vengu, i cili e konsideroi këtë vizitë si dëshmi të qartë të rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ndërkohë, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e mëposhtme live teksa shkruan:
Sheshi Skënderbej, Tiranë – Mikpritja e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian.
- Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët - 28/05/2025
- Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale - 24/05/2025
- Proda takim me delegacionin italian: Fokus, monitorimi ajror i territorit në luftën kundër kanabisit - 24/05/2025