Kryeministri Albin Kurti është shprehur se takimet në Bruksel duhet të mbaheshin çdo muaj ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë.
Në një intervistë për mediat e Kosovës ai tha se vitin e kaluar janë dakordësuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se do të takoheshin çdo muaj por që kjo nuk ka ndodhur.
“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, është shprehur Kurti.
Kreu i qeverisë tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi i ulët.
“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026