Donald Trump duket se ka tronditur shumë shtete të botës, duke frenuar fondet e huaja dhe duke shkrirë USAID.
Një prej vendeve që ka përfituar shumë fonde nga USAID është dhe vendi ynë. Sipas të dhënave të ambasadës amerikane, që nga viti 1992 e deri më sot janë dhënë mbi 500 milionë dollarë fonde.
Por ku kanë shkuar këto para?
Me ç’duket në rastin e Shqipërisë financimet nuk kanë qenë në shkelje as me politikat e vjetra të SHBA-ve dhe as me ato të reja që sapo ka firmosur Trump.
Disa prej projekteve të USAID në Shqipëri që janë publikua në media
1. Emri: Programi i Përshpejtuar i Zhvillimit Qytetar dhe Bashkëpunimit të USAID-it
Kohëzgjatja: Janar 2017 – Korrik 2020
Buxheti: 2,078,919 dollarë
Zbatues: Qendra Burimore Kombëtare Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)
2. Emri: Projekti i USAID-it Drejtësia për të Gjithë
Kohëzgjatja: Mars 2016 – Mars 2021
Buxheti: 10,596,573 dollarë
Implementues: East West Management Institute
3. Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore
Kohëzgjatja: Janar 2012 – Shtator 2019
Buxheti: 17,582,943 dollarë
Implementues: Tetra Tech ARD
4. Emri: Promovimi i Transparencës në Financat e Partive
Kohëzgjatja: 1 tetor 2016 – 30 shtator 2018
Buxheti: 475,000 dollarë
Zbatues: Instituti Kombëtar Demokratik
5. Emri: Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuara
Kohëzgjatja: Shtator 2010 – Nëntor 2019
Buxheti: 1,109,860 dollarë
Zbatues: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
6. Emri: Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri
Kohëzgjatja: Tetor 2014 – Shtator 2018
Buxheti: 1,208,396 dollarë
Zbatues: Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri
7. Emri: Transparenca në Angazhimin Shëndetësor
Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2019
Buxheti: 1,999,030 dollarë
Zbatues: University Research Co.
7. Emri: AgroTourism Albania
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2019
Buxheti: 695,270 dollarë
Zbatues: CEED Albania
8. Emri: Diber: Shtigje dhe Tradita
Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2020
Buxheti: 1,046,689 dollarë
Zbatues: Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Vendore
9. Emri: Programi për Zhvillimin e Sektorit Financiar
Kohëzgjatja: Shtator 2011 – Dhjetor 2018
Buxheti: 7,070,000 dollarë
Implementues: Aleanca Vullnetare për Rritjen Ekonomike
10. Emri: Njerëzit së pari
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2018
Buxheti: 749,744 dollarë
Implementues: The Headhunter
11. Emri: SmartCapital
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Mars 2021
Buxheti: 2,900,000 $
Zbatues: Creative Business Solutions
12. Emri: Fondi i Investimeve dhe Financave të Turizmit
Kohëzgjatja: Maj 2016 – Janar 2020
Buxheti: 1,435,628 dollarë
Zbatues: Qendra për Edukimin Ekonomik dhe Biznes (CEBE)
13. Emri: Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri
Kohëzgjatja: Janar 2016 – Janar 2019
Buxheti: USAID 1,000,000 dollarë / Ndarja e kostos së YSB: 177,184 dollarë / Leva: 2,000,000 dollarë.
- Keshilli Drejtues i RTSH/ Çfarë mungese dinjiteti, çfarë fëlliqësie e neveritshme! - 05/02/2025
- Ku shkuan milionat e SHBA dhe a është USAID Albania në përputhje me urdhrin e Trump? - 05/02/2025
- “Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet: Do vijojmë me dy bonuset, por do rindërhyjmë në sistem - 05/02/2025