19.5 C
Tirana
23 / 10 / 2025

Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-kreu i SHISH: U organizua nga Berisha, 3 mijë veta u përgatitën para vrasjes së Hajdarit

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka folur lidhur me kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Ish-kreu i SHISH thekson se kryengritja e armatosur ishte planifikuar dhe organizuar prej kohësh nga Sali Berisha dhe se nuk ishte një ngjarje spontane dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Klosi tha se 3 mijë veta ishin përgatitur për kryengritjen e armatosur para vrasjes së Hajdarit më 12 shtator 1998, duke kujtuar edhe “minigrushtin e shtetit” në Shkodër ku u sulmuan disa institucione dhe u liruan 35 të burgosur.

“Po përgatiteshim para se të ndodhte vrasja e Azem Hajdarit. Po bëheshim gati, nuk e dinim tetor  kur do fillonte. Ishin bërë gati 3 mijë veta. U shfrytëzua vrasja e Azem Hajdarit. 2 ditë patën në dispozicion për të ardhur, vinin për varrimin e Azem Hajdarit. Ishte një gjë e planifikuar, e organizuar, nuk ishte e rastit. Nuk vjen njeri me antitank në varrim. Ata ja dolën në fazën e parë, morën kryeministrinë, RTSH, ndërtesën e Kuvendit”, tregoi Klosi në Repolitix në Report Tv.

Klosi shtoi se u shfrytëzua vrasja e Azem Hajdarit dhe 3 furgonë të mbushur plot me armatime u sollën në Tiranë për kryengritjen e armatosur.

“Ishin 3 furgona të bardhë dhe ishin mbushur me armë, kishte edhe antitank. Një ditë më parë dogjën katin e parë të kryeministrisë dhe ata e morën dhe e shkatërruan. Ishin të sigurt që mund të bënim ç’të donin dhe të nesërmen u bë ajo që u bë. Ne kishim informacion nëpërmjet njerëzve tanë por nuk ishte detyra jonë që të orientonin Partinë Demokratike që të mos e bënte. Ne e kishim paralajmëruar qeverinë që do të ndodhte diçka”, u shpreh Klosi.

Pas sulmeve për disa me orë ndaj disa prej institucioneve kryesore të vendit, Kryeministrisë, RTSH, Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës apo Kuvendit, Klosi theksoi se PD u tërhoq pas thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë.

“Ishte një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar edhe ndryshe. Policia u tërhoq iku në shtëpi, ishte garda rrotull ministrisë, ata ishin me mitraloza dhe gjuajtën ndaj kryeministrisë. Ka qenë një situatë e rëndë. Ka qenë faktori i jashtëm që i ndali. Ne e kishim parashikuar me kohë, ishte bërë një organizim në Shkodër ishte bërë një organizim. Ishte menduar se ishin 3 mijë veta që po përgatiteshin dhe ishte organizuar nga PD këta 3 mijë veta”, theksoi Klosi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x