19.5 C
Tirana
01 / 06 / 2025

Kryeministrja e Danimarkës: Armatimi i Europës detyrë e rëndësishme! Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë veten…

Kryeministri Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen që në vjeshtën e këtij viti do të mirëpres Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian.

“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Europa po përballet me shumë sfida. Kemi shtete anëtare dhe jo anëtare të BE që u ulën në tryeze. Dëshiroj të theksoj që siguria do të jetë çështja jonë kryesore sepse jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim i madh, për shkak të sulmeve kibernetik ata po përpiqen të dëmtojnë demokracinë tonë. Riarmatimi i Europës do të jetë kryesorja.

Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte dhe nuk kemi parë sinjale, kështu që duhet të nxisim Rusinë me më shumë sanksione, ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.Në pjesën tonë të Euopës, emigracioni ka qenë i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta”, tha ajo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x