Kryeministri Edi Rama, ka uruar Kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhje, përmes një statusi në rrjetin social “X” (ish-Twitter).
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar 🇦🇱🎄🇽🇰,” shkruan Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ka shprehur urimin që mandati i ri i Kurtit të sjellë përparim për Kosovën dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES/ At’ Gjergj Fishta –gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare - 30/12/2025
- Vlora pa ujë për disa ditë rresht, investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë - 30/12/2025
- Përse ka ndryshuar qëndrim për SPAK pas akuzës për Ballukun? Rama: Nuk jemi zyrë noterie. 16 mijë faqe prova? Prokurorëve do u thosha ‘çohuni, ikni dhe…” - 30/12/2025