Në qarkun e Korçës gjatë natës nuk ka patur reshje shiu apo dëbore, por temperaturat kanë qënë të ulëta. Termometri ka zbritur në minus duke krijuar ngrica në disa segmente të akseve rrugore në zonat malore.
Burime zyrtare pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar sektori Korçë bëjnë me dije se temperaturat gjatë natës kanë shënuar një mesatare -2 gradë Celsius. Për këtë arsye firmat kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore, kanë kryer kriposje pjesore në zonat malore përgjatë akseve nacionale dhe turistike.
Po sipas të njëjtave burime kriposje janë kryer në rrugën e Dardhës, rrugën e Voskopojës dhe tek Qafa e Qarrit.
Pavarësisht reshjeve të dëborës të rëna mëngjesin e së martës në lartësinë mbi 1250 metra nuk ka patur probleme sa i përket levizjes në fshatrat malore të qarkut të Korçës. Po ashtu edhe në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka patur probleme në rrugë.
Nisur nga kushtet atmosferike të ditëve të fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat dimërore.
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
 - SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025
 - Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës - 03/11/2025